Lajme

Krerët e PDK-së vizitojnë babain e Thaçit, ia urojnë 15 vjetorin e Pavarësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga funksionarë të PDK-së, si Vlora Çitaku, Sami Lushtaku e Fadil Nura, sot në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kanë vizituar familjen e ish Presidentit të Kosovës, ish liderit të tyre partiak, Hashim Thaçi, ku janë pritur nga babai i Thaçit, Haxhi Thaçi.

Me këtë rast Krasniqi ka deklaruar që gjatë kësaj vizite kanë rikujtur së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

“Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh.

Krenari!”

/Shqip.com