Lajme

Krenar Lloga: Koalicioni me LEN-in përgjysmon deputetët e ASH, lëvizjet e Taravarit favorizojnë VMRO dhe partitë e tjera ultranacionaliste

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka deklaruar se tentativa e ish-kryetarit të ASH, Arben Taravari për të shkuar në koalicion zgjedhor me LEN-in do të përgjysmonte numrin e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

I ftuar në “Klan Debat”, Lloga ka treguar bisedën me Taravarin ku ky i fundit i ka thënë se ASH si pjesë e koalicionit opozitar parashikohet të marrë 5 ose 6 deputetë.

Lloga thekson se lëvizja që donte të bënte Taravarit ishte e pakuptimë pasi Aleanca për Shqiptarët arrin të marrë 6 deputetë edhe nëse do të përballet me rezultatin më të dobët në zgjedhje.

Interesi kombëtar duhet të prevalojë, thotë Lloga, duke shtuar se ka rrezik që të favorizohet VMRO-DPMNE dhe dy parti të tjera ultranacionaliste për ta rikthyer situatën e shqiptarëve në RMV si mpara 7 viteve.

Taravari më ka thënë që, mendoj se koalicioni mund të jetë më i mirë me opozitën se sa me BDI. Ndërkohë që ne kemi një vendim të Kryesisë Qendrore për të shkuar vetëm në zgjedhje, për të ruajtur unitetin e partisë. E pyes kush është oferta? Më thotë oferta është ajo që keni dëgjuar dhe më thotë 60, 40, 10% Vetëvendosje dhe i bie 30. Sa deputetë merr ASH nga ky koalicion?, e pyes. Më thotë 5-6 deputetë. I them në 10 deputetë, 30% janë tre, në 5 është 1. Dmth në këtë që më përkthen në numra Aleanca duhet të përgjysmohet në këtë koalicion me LEN dhe unë nuk mund ta pranoj. Aleanca duke qenë e vetme ka kapacitet që në rezultatin më të keq të saj, të ketë 6 deputetë, pra në rezultatin më të zi të mundshëm për Aleancën.

Kjo sepse ne kemi ndërtuar kapacitete, sidomos në këtë 1 vit qeverisje me figura të reja që mund të kërkojnë votën si rezultat i kësaj. Mandej është pjesa e koalicionit me BDI dhe ku japin argumentet një pjesë e madhe e jona nëse duhet të shkohet për të ndërtuar një front anti-VMRO dhe për t’ju përgjigjur politikës nacionaliste maqedonase sepse kishte dhe ka një rrezik të madh që VMRO të vijë me 50 numra dhe me 10 numra të tjerë të vijnë Levica e partia e Dimitrevskit e të dyja ultranacionaliste që të na kthejë ne në një proces që na ka ndodhur para 7 viteve. Deri para 7 viteve Shkupi ka qenë çdo muaj me incidente nëpër autobusë, procese të montuara politike, ka patur dhunë sistematike ndaj shqiptarëve, mos harroni që Forcat Speciale hynin në lokalet e shqiptarëve vetëm për cigare.

Ne nuk guxojmë që për interes partiak të rrezikojmë këtë agjendë kombëtare. Më pas i them Taravarit, ne kemi zgjedhje ne maj, qeveria krijohet në qershor-korrik, pas 6 muajsh ne kemi zgjedhje lokale. Me këtë ikje të shqiptarëve përveccse e humbëm komunën e Bërvënicës, rrezikojmë të humbim komunën e Kërçovës dhe komunën e Strugës. Por mos harro kryetar, i them, se komuna e Çashkës ka mbi 50% shqiptar dhe është momenti që ai territor të menaxhohet nga popullsia shumicë, jo si në këtë rast me 1 shqiptar dhe 1 maqedonas.

E njëjta gjë edhe për komunën e Butelit sepse kjo komunë ka mbi 45% shqiptarë dhe ka 20% popullsi që janë turke, rome etj. I kam thënë, kryetar është aspekti kombëtar i pari ai që na duhet. Pastaj, a janë këto që më thua që 8 numrat janë të siguruara deri te 20-ta nuk e di a është zyrtare sepse këtë nuk e ka thënë një eksponent i BDI, por e ka thënë vetëm kryteri im sepse nuk e di çfarë është thënë në bisedime. Këto që po flas unë i ka thënë kryetari i partisë në mbledhje”, deklaroi Krenar Lloga.

/Shqip.com