Lajme

Krenar Lloga: ASH do ta kalojë me sukses këtë sfidë, triumfojmë në zgjedhjet e 8 majit

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga shprehet se ASH do ta kalojë me sukses sfidën në të cilën është përfshirë kohët e fundit si pasojë e lëvizeve të dyshimta të Arben Taravarit.

Pas punimeve të Kongresit të Jashtëzakonshëm të ASH, ku u shkarkua Taravari dhe në krye të partisë u rikthye Ziadin Sela, Lloga shprehet se lidershipi i ri do të punojë për të forcuar Aleancën për Shqiptarët e cila do të mbetet gjithmonë shtëpia e anëtarëve të saj dhe të gjithë shqiptarëve.

“Kongresi IV i jashtëzakonshëm zgjodhi Ziadin Selën, Kryetar të Aleancës për Shqiptarët Nga 591 delegatë të pranishëm në Kongresin IV të jashtëzakonshëm, me votë unanime, Ziadin Sela u zgjodh Kryetae i Aleancës për Shqiptarët. Paraprakisht delegatët miratuan iniciativën e Kuvendit të Partisë, për shkarkimin e ish kryetarit, Arben Taravari, për shkak të shkeljeve të shumta statutare të cilat janë konstatuar nga komisioni statutaro-juridik dhe të njëjtat u shpalosën para delegatëve.

Të pranishmëve në Kongresin e sotëm, ju drejtuan Nënkryetarja, Ilire Dauti, Sekretari Organizativ, Isen Shabani, Kryetarja e Asamblesë, Vjollcë Berisha, Sekretari i Përgjithshëm, Krenar Lloga dhe në përmbyllje, pas marrjes së besimit të delegatëve, fjalë rasti mbajti edhe Kryetari, Ziadin Sela. Kryetari Sela u zotua se do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm në mbrojtjen dhe forcimin e Aleancës për Shqiptarët, si shtëpi e gjithë anëtarëve dhe gjithë shqiptarëve, si dhe do të mbrojë të gjithë anëtarët e denjë të partisë të cilët nuk e braktisin shtëpinë për asnjë çmim. Ai u shpreh i bindur se edhe këtë sfidë, si shumë sfida të tjera, ASH do ta tejkalojë me sukses dhe do të triumfojmë. Në Kongresin e sotëm u miratuan edhe ndryshime statutare me propozim të komisionit statutaro-juridik dhe me mbështetje të gjithë delegatëve të pranishëm“, u shpreh Lloga.

Lexo edhe:
U rikthye në krye të ASH, Sela: Do udhëheq me ndershmëri, vendimin për koalicionin do ta marrim bashkë

/Shqip.com