Krenar Lloga akuza VMRO-DPMNE: Partia që synon të qeverisë këtë shtet sulmon institucionet e pavarura. Gjuha denigruese e papranueshme!

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në një postim në profilin e tij në Facebook ka dënuar ashpër gjuhën denigruese, sipas tij, “të partisë politike që pretendon të qeverisë këtë shtet”.
Lloga shkruan se qëndrimet e VMRO-DPMNE janë si të ishte ende në fushatë elektorale.
Sipas tij, sulmi ndaj institucioneve të pavarura është gjuhë e papranueshme për një shtet anëtar të NATO-s dhe aspirant për në BE.
”Ftojmë partinë politike të VMRO-DPMNE-s që të ngrihet në lartësinë e detyrës që e pret, dhe të mos sillet si në fushata zgjedhore. Rruga e konsolidimit të institucioneve demokratike kalon përmes respektimit të tyre nga partitë dhe institucionet respektive”, shprehet Lloga.
Reagimi
Dënojmë ashpër gjuhën denigruese të partisë politike që pretendon të qeverisë këtë shtet. Sulmi ndaj institucioneve të pavarura është gjuhë e papranueshme për një shtet anëtar të NATO-s, dhe një shtet para anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Si ministër dhe ministri kemi pasur periudhë të përplasjeve me kryetaren dhe gjykatën kushtetuese, por në asnjë moment kjo nuk mund të devalvojë në gjuhë urrejtje dhe kualifikime personale që më vonë shfaqen në rrugë edhe si kërcënime ndaj bartësve të funksioneve publike.
Ka ende vendime të gjykatës kushtetuese për të cilat nuk ndajmë vlerësime të njëjta, por në asnjë moment nuk mund të shërbejë si pretekst për kontestim të atyre verdikteve dhe komentim denigrues. Ftojmë partinë politike të VMRO-DPMNE-s që të ngrihet në lartësinë e detyrës që e pret, dhe të mos sillet si në fushata zgjedhore. Rruga e konsolidimit të institucioneve demokratike kalon përmes respektimit të tyre nga partitë dhe institucionet respektive.
/Shqip.com