Lajme Botë

Kremlini dekreton rekrutimin e 150 mijë trupave. SHBA: Do kundërpërgjigjemi nëse Putin shtyp “butonin e kuq”

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar atë që quhet rekrutimi i pranverës për qytetarë të moshës 18-30 vjeç nga të cilët përjashtohen ata që nuk janë në rezervë, që mbushën moshën 27 në fund të vitit 2023 dhe ata që janë 28 apo 29 vjeç.

Sipas dekretit rekrutimi do të vijojë në datat 1 prill-15 korrik 2024 me synim mobilizimin e 150 000 trupave.

Sakaq, ka ardhur nga SHBA për shefin e Kremlinit Vladimir Putin nëse ai vë në zbatim vendimin për përdorimin e armëve bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen”.

Kështu deklaron ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali amerikan që udhëhoqi forcat ushtarake në Irak dhe Afganistan, David Petreus.

Në një intervistë për median italiane Corriere della Sera, Petreus thekson se vendet perëndimore e kanë paralajmëruar prej kohësh Rusinë për rrezikun që i kanoset vendit nëse shtypet butoni i kuq.

“Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar publikisht se përdorimi i armëve bërthamore është shqyrtuar prej kohësh dhe se janë zhvilluar opsionet e mundshme për përgjigje. Janë bërë përpjekje për të paralajmëruar Rusinë për pasojat e mundshme të përdorimit të armëve bërthamore dhe këto paralajmërime janë dërguar gjithashtu edhe nga aleatët.”

Ndërkohë, Ruisa për rreth një orë ka mbuluar qiellin e rajonit Lviv në Ukrainë me raketa fluturuese.

Gjatë alarmit ajror forcat ruse arritën të kapnin në befasi ushtrinë ukrainase dhe si rrjedhojë, u shkatërruan qindra ndërtesa administrative ndërsa shumë persona mendohet se kanë vdekur dhe gjenden nën rrënoja.

Sulmi raketor rus në Lviv ka bërë që Polonia të ngrejë avionët e saj luftarak për të mbrojtur hapësirën ajrore.

Forcat ushtarake të Varshavës, citojnë mediat italiane, ka sulmuar avionë luftarakë, por nuk bëhet e ditur nëse ka pasur viktima apo avion rus të rrëzuar.

Sakaq Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për fushatën e zakonshme pranverore të rekrutimit, duke thirrur 150.000 qytetarë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Të gjithë meshkujt nga 18 vjeç e lart janë të detyruar që të kryejë shërbimin e detyrueshëm njëvjeçar apo trajnime ekuivalente gjatë shkollimit të lartë. Fushata e rregullt e rekrutimit ndodh në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, të cilin Moska e nisi në shkurt të vitit 2022.

/Shqip.com