Lajme

Krasniqi viziton punimet e projektit ndërkufitar për shtratin e lumit në Gjakovë dhe Kukës

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Gjakovës dhe Kukësin.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se këtë vizitë e ka bërë për të parë nga afër implementimin e projektit për shtratin e lumit nga projekti për bashkëpunim ndërkufitar “Uji i pastër për Gjakovë dhe kolektorit të ujërave në Kukës”.

“Vizitat në terren na mundësojnë të shohim nga afër implementimin e projekteve, mbarëvajtjen e tyre, sfidat e operatorëve gjatë implementimit dhe përshtypjet e qytetarëve lidhur me këto investime. Me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana vizituam punimet në shtratin e lumit nga projekti për bashkëpunim ndërkufitar “Uji i pastër për Gjakovë dhe kolektorit të ujërave në Kukës”, shkroi Krasniqi.

Sipas Krasniqit, projektet e përbashkëta në mes Kosovës dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të mbështeten nga MAPL-ja përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën dhe Shqipërinë./Shqip.com