Lajme

Krasniqi viziton ish-komandantët e UÇK-së në Hagë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në vigjilje të festës së 28 nëntorit ka qëndruar për vizitë në Hagë, me që rast ka vizituar ish-komandantët e UÇK-së.

Ai ka shkruar se ata si çdo herë, reflektojnë pozitivitet e besim për të ardhmen.

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, i pari i PDK-së, ka theksuar se: “I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”.

Krerët e UÇK-së tash e dy vite po mbahen në Hagë, nën akuzën për krime lufte.

Së fundmi Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Smith, është larguar nga pozita e tij, për tu kthyer në SHBA, ku është caktuar të shërbejë në drejtësinë amerikane.

/Shqip.com