Lajme

Krasniqi uron besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Krasniqi ka thënë se kjo ditë feste rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat.

“Të gjithë bashkëqytetarëve të besimit islam, me fat Bajrami i Fitrit – kjo festë e forcës së besimit, qëndrueshmërisë dhe sakrificës. Si gjithherë, kjo ditë na e rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat”, ka shkruar Krasniqi.

“Në një botë që përballet me sfida dhe pasiguri, Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti. Andaj, këtë ditë, le të përqafojmë frymën e faljes, pajtimit dhe tolerancës. Juve dhe të dashurve tuaj – ky Bajram ju sjelltë paqe, lumturi dhe shumë bekime. Shpërndani dashuri e mirësi kudo që shkoni!”.

/Shqip.com