Lajme

Krasniqi: Të rinjtë po emigrojnë si pasojë e keqqeverisjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar familjen Prendi në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Me këtë rast, Krasniqi ka shprehur brengosjen se të rinjtë e kësaj familjeje, sikur dhjetëra mijëra të rinj të tjerë në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit – po e braktisin Kosovën për një jetë më të mirë në mërgim.

Fatkeqësisht, përgjigja e Qeverisë ndaj këtij eksodi masiv është tërësisht anemike dhe aspak serioze. Qytetarët po varfërohen çdo ditë si pasojë e çmimeve të larta, pagave të ulëta, mungesës së shërbimeve shëndetësore publike e degradimit të sistemit arsimor”, ka shkruar Krasniqi, në një postim në Facebook.

/Shqip.com