Lajme

Krasniqi takon dy kongresistë amerikanë, ritheksohet mbështetja e SHBA-ve ndër vite

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka takuar sot kongresistët amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline.

Krasniqi, përmes rrjetit Facebook, ka thënë se kishte kënaqësinë e veçantë, të ritakojë kongresistët Ruppersberger dhe Cline në darkën e hapjes së takimit tradicional Lutjet e Mëngjesit, në Washington, DC.

“Kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot”, ka shkruar Krasniqi.

Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Krasniqi.

/Shqip.com