Lajme

Krasniqi takohet me Taravarin, bisedohet për rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin, që është edhe kryetar i Komunës së Gostivarit.

Sipas kryetarit të PDK-së, në takim është biseduar për situatën aktuale në Kosovë e Maqedoni, me theks rolin e faktorit politik shqiptar në shtetin maqedon.

“Në këtë takim diskutuam për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.

Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore”, ka shkruar Krasniqi.

/Shqip.com