Lajme

Krasniqi takohet me njohësin e zhvillmeve të Ballkanit Perëndimor

Në kuadër të vizitës në Washington, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar është takuar me profesorin Daniel Serwer.

Krasniqi përmes rrjetit Facebook, ka shkruar se Serwer është një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.

“Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, i pari i PDK-së, shkruan se ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Ndërsa profesori Serwer gjithashtu është falenderuar nga Krasniqi për pritjen dhe angazhimin shumëvjeçar për të ndihmuar Kosovën në procese të ndryshme.

/Shqip.com