Lajme

Krasniqi thotë se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve është e pathyeshme

“Kënaqësi e veçantë që sot, në Washington DC, të ritakoj senatorin e shtetit Connecticut, Chris Murphy, një mik të vendit tonë dhe anëtar i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Senatin amerikan”.

Kështu ka njoftuar përmes rrjetit Facebook, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Tutje, ai ka thënë se me Murphyn është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Me senatorin Murphy diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike, situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë situatën e sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

I pari i PDK-së, ka shkruar se e ka falenderuar Murphyn për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Duke e falënderuar për përkushtimin e tij për shtetin tonë, senatorit Murphy i kërkova që të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën.

Sukseset më të mëdha Kosova i ka arritur kur koordinimi me SHBA-të ka qenë dinamik, serioz dhe i bazuar në mirëbesim të plotë, për çka jemi përjetësisht falënderues”, ka theksuar Krasniqi.

Miqësia e Kosovës dhe SHBA-ve, sipas Krasniqit është e pathyeshme.

/Shqip.com