Lajme

Krasniqi takohet me Grubin, diskutojnë për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi është duke qëndruar për vizitë në shtetin e Maqedonisë.

Në këtë vizitë ai fillimisht ka pasur takim me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

“Takimet zyrtare në Maqedoninë e Veriut, sot i nisa me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, me ç ‘rast e urova për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe rolin vendimtar të faktorit politik shqiptar në këtë proces”, ka shkruar fillimisht Krasniqi.

Po ashtu është bërë e ditur se temë e diskutimit ka qenë gjendja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Foto nga takimi

“Bashkë diskutuam edhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët po dëshmojnë se janë përcaktues me kontributin e tyre në secilin proces pozitiv institucional” ka bërë të ditur Krasniqi.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sikur deri sot, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor, mirëkuptimin e ndërsjellë në përballimin e sfidave dhe proceset me interes të përbashkët, është shprehur më tutje Krasniqi./Shqip.com