Lajme

Krasniqi takohet me ambasadorin e Francës, flasin për propozimin evropian

Pamje nga takimi i Memli Krasniqit me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Krasniqi përmes rrjetit Facebook, ka shkruar se diplomatit francez ia ka shprehur rezervat që partia më e madhe opozitare i ka për propozimin evropian, i njohur edhe si “plani franko-gjerman”.

Kreu i PDK-së shkruan se thelbi i pakënaësisë së tyre te propozimi evropian është mungesa e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se këtë ia ka shprehur ambasadorit Guerot.

/Shqip.com