Lajme

Krasniqi: Shtatorja e Adem Jasharit po vjen në Prishtinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se Shtatorja e Adem Jasharit po vjen në Prishtinë.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook, Krasniqi ka thënë se shtatorja e Komandantit Legjendar do të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit.

“Me 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, njëkohësisht Ditës së Flamurit dhe daljes publike të UÇK-së, planifikohet që shtatorja e Komandantit Legjendar të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit. Bac, mezi po presim”, ka thënë Krasniqi.

Padyshim se nga 28 nëntori i këtij viti, kryeqyteti do të jetë më kuptimplotë me shtatoren e Adem Jasharit në qendër të tij, ka shtuar më tutje Krasniqi.

/Shqip.com