Lajme

Krasniqi sfidon militantët e VV-së: Gjeni një postim të Kurtit për arrestimin e Deharit, unë jap dorëheqje

Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi, anëtar i Partisë Socialdemokrate ka sfiduar militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, që të gjejnë një postim të Albin Kurtit në kohën kur është arrestuar Astrit Dehari.

Krasniqi, përmes një video ka thënë se njëri prej keqpërdorimeve më të mëdha të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është rasti i vdekjes së Astrit Deharit.

“Kurti nuk e ka bërë asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e Astrit Deharit që nga 30 gushti deri më 5 nëntor”, ka thënë ai.

Krasniqi gjithashtu ka thënë se nëse gjendet një postim i Kurtit për arrestimin e Deharit, ai do të jep dorëheqje nga politika.

“Një prej keqpërdorimeve më të mëdha të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është rasti i vdekjes së Astrit Deharit. Ata janë ushujzat e gjakut të Astritit!”/Shqip.com