Krasniqi: Qeveria nevojat e qytetarëve i kupton vetëm pas ballafaqimit të tyre me pasoja

Sot qytetarët e komunave të Gjakovës dhe Rahovecit janë përballur më përmbysje pas reshjeve të shumta të shiut.
E sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi kjo situatë duhet të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës.
“Lehtësimi i ballafaqimit të qytetarëve me dëmet nga vërshimet e djeshme në disa rajone të Kosovës, duhet të jetë sot në agjendë urgjente të qeverisë. Qytetarët e Rahovecit dhe Gjakovës, si dhe zonave të tjera të dëmtuara, kanë nevojë për ndihmën e shtetit, jo vetëm për të sanuar, por edhe për ta tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme këtë situatë, për të cilën nuk ka garanci se nuk mund të përsëritet edhe më vonë”, ka thënë Krasniqi.
Sipas Kreut të PDK-së, Qeveria nevoja e qytetarëve i kupton vetëm pas ballafaqimit të tyre me pasoja.
Shprehë keqardhjen dhe bashkëndjesinë time të thellë për të gjithë banorët, ndërmarrësit dhe ekonomitë familjare që janë ballafaquar me këto vërshime dhe i bëj thirrje urgjente qeverisë për të qëndruar afër nevojave imediate që kanë të gjithë të prekurit nga vërshimet, ka shtuar më tutje Krasniqi./Shqip.com