Lajme

Krasniqi: Qeveria dyshohet se u dha tenderë miqve e të afërmve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka publikuar një dokument nga raporti për Kosovën i Komisionit Evropian, lidhur me tenderët e nënshkruar nga Qeveria.

Sipas tij Qeveria dyshohet se ka dhënë tenderë për miqtë e familjarët e tyre përmes procedurave të negociuara, pa pasuar prokurimin formal.

Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian, sipas Krasniqit, konfirmon se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata të tenderëve me procedurë të negociuar, pa prokurim formal, në vlerë prej 78 milionë e 560 mijë euro.

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

/Shqip.com