Lajme

Krasniqi: Procesi i vettingut duhet të ndodhë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi ka thënë se procesi i vettingut duhet të ndodh.

Përmes një interviste për EO, Krasniqi tha se këtë proces, ai dhe partia e tij e kanë mbështetur qysh moti.

“Procesi i vettingut duhet të ndodh. Ne e kemi mbështetur qysh moti. Unë e kam takuar kryeministrin dhe i kam dhënë mbështetje për një proces që duhet të ndodh në Kuvendin e Kosovës. Propozimet që i kemi dhënë si Parti Demokratike e Kosovës janë mirëkuptuar dhe janë pranuar dhe sot dosja e vettingutt gjendet në Kuvendin e Kosovës”.

Krasniqi thotë se nuk e ka të qartë se pse po vonohet dhe hezitohet të nisët ky proces.

“Unë nuk e kam të qartë pse po vonohen dhe pse po hezitojnë të nisin këtë proces. Vettingu është proces që mund të bëjë dallimin e ta luftojë inefikasitetin pse jo edhe kompetencën. Por një gjë e tillë duhet të ndodh në një proces të strukturuar legal, Kushtetues siç e kemi propozuar përmes vettingut në Kuvendin e Kosovës jo me masa të tjera të cilat e ndikojnë pavarësinë e  sistemit të drejtësisë”.

Kujtojmë se sipas Komisionit të Venecias dhe përmbledhjes së tij për Kosovën është konstatuar se është e deomosdoshme për të pasur reforma në drejtësi.

Krahas kësaj, është rekomanduar edhe ndërmarrja e veprimeve të ndryshme ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që të arrihet rezultati i synuar gjyqësor me një integritet profesional.

/Shqip.com