Lajme

Krasniqi: Me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë publike një foto bashkë me disa nga deputetët pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës kur Kosova kishte shpallur Pavarsinë më 2008.

“15 vjet më parë, kisha fatin dhe nderin e madh jetësor që, së bashku me këto gra dhe burra, por edhe kolegë të tjerë, si deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të marrim pjesë në shkrimin e historisë së re të popullit dhe shtetit tone” ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri.

“Përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri, u shpagua sakrifica titanike e qytetarëve tanë dhe u përmbush edhe ideali i dëshmorëve të rënë në rrugën e lirisë”, ka thënë më tutje Krasniqi.

Qoftë e përjetshme Kosova, ka shtuar në fund Krasniqi.

/Shqip.com