Lajme

Krasniqi përkujton Madeleine Albright në përvjetorin e vdekjes së saj

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përkujtuar ish-sekretaren e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright me rastin e një vjetorit të vdekjes së saj.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e quan mike të Kosovës Albrightin.

“Një vit pa miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright! Emri i zonjës Albright ka hyrë përgjithmonë në histori, me kontributin e saj të shquar si ish-Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mbështetur Kosovën në periudhën e luftës dhe ndaljen e gjenocidit serb në vendin tone”, shkroi Krasniqi.

Tutje, Krasniqi e quan Albrightin diplomate e shkëlqyer, avokuese e të drejtave të njeriut dhe promotore e demokracisë në botë.

/Shqip.com