Lajme

Krasniqi pas dështimit të Projektligjit për Trustin: Për keqardhje injorimi i Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reagur pas dështimit për të kaluar në lexim të parë Projektligji për Trustin, duke thënë se është për keqardhje injorimi i Qeverisë Kurti, karshi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Sipas tij, kriza e rëndë ekonomike po i shtyen qytetarët që të kërkojnë lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

“Në vend të mbështetjes e ndihmës, e tëra që po përfitojnë qytetarët nga kjo Qeveri është keqqeverisja, skandalet korruptive, papërgjegjësia, regresi ekonomik e vështirësimi i jetës së tyre.

Si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, është hera e dytë që me kërkesë të qytetarëve vjen në Kuvend nevoja për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i dhe po ashtu është hera e dytë që kjo mazhorancë e injoron”, ka shkruar Krasniqi.

Për Krasniqin empatia ndaj krizës me të cilën ballafaqohen qytetarët, është normale për kryeministrin Kurti.

Këtë i pari i PDK-së, e ka lidhur edhe me miqësinë e Kurtit me siç e quan Krasniqi, zyrtarin e lartë të partisë, Martin Berishajn.

/Shqip.com