Krasniqi: PDK s’merr pjesë në seancë ku diskutohet paga minimale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar që Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, për shkak të mos përfshirjes së veteranëve të UÇK-së në projektligjin për pagën minimale
“Propozimet tona kanë qenë që paga minimale të jetë në nivelin e tillë, që të mundësojë mbulimin e nevojave elementare për punëtorët dhe familjet e tyre, gjë që nuk është as për së afërmi e kënaqshme me propozimin e qeverisë që e ka sjellë me projektligj. Por në vend se të fokusoheshim për të shqyrtuar mundësitë dhe për të ndërtuar një politikë të mirëfilltë që përmes përcaktimit të pagës minimale të arriheshin disa objektiva sociale, qeveria e ka devijuar komplet debatin duke vendosur njëanshëm dhe në mënyrë të turpshme, që të përjashtojë kategoritë e veteranëve të UÇK-së nga ky ripërcaktim i pagës minimale.”, tha Krasniqi.
Krasniqi po ashtu ia kujtoi Qeverisë Kurti se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë më meritorët për lirinë tonë, dhe se shteti ynë e pavarësia jonë e ka në themel luftën për liri të këtyre burrave e grave që kanë rrezikuar jetën dhe kanë lënë pjesët e trupit nëpër vija të frontit.
Krasniqi duke e konsideruar këtë sjellje të papërgjegjshme karshi veteranëve si absurde dhe të pafalshme./Shqip.com