Lajme

Krasniqi pas takimit me Lajçakun: PDK s’e voton marrëveshjen, kërkojmë njohjen e ndërsjellë

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se marrëveshja me Serbinë pa njohje reciproke, nuk përfundon konflikti i ngrirë dhe si i tillë është e papranueshme për këtë parti. Ai deklaroi se partia e tij, nuk do ta votojë këtë marrëveshje.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me emisarin e Bashkimit Evorpian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Sapo zhvilluam një takim miqësor dhe të hapur me emisarin Lajçak, me të cilin biseduam për procesin e dialogut dhe marrëveshjen. Lajçakut ia shpreha edhe qëndrimet e PDK, rezervat që kemi për këtë marrëveshje. Fatkeqësisht ajo që sot kemi në tavolinë është një marrëveshje pa njohje dhe me Asociacion në qendër.

Përgjegjësia e Kurtit është direkte për faktin që për dy vite e ka humbur mundësin që t’i bind mbështetësit tanë për ta arritur njohjen e ndërsjellët. Sot nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, jo me njohje, marrëveshje të përkohshme”, është shprehur Krasniqi në konferencën për media.

Pamje nga takimi i mbajtur në selinë e PDK-së

Kreu i PDK-së, ka deklaruar se nuk do ta përkrahin në Kuvend kur vjen për ratifikim.

“Pa dyshim që qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar, ata besojnë që përfundim të jetë me njohje në qendër. Prej njohjes së ndërsjellë kemi njohjen eventuale. Ky është shqetësimi jonë. Është obligim që të sillet në Kuvend. Kurdo që të sillet në Kuvend nëse është ky aneks nuk do ta ketë votën e PDK-së. Por do ta shohim marrëveshjen finale”, tha tutje Krasniqi.

/Shqip.com