Lajme

Krasniqi pas takimit me kongresmenë: Miqësia me SHBA-të është e shenjtë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është duke qëndruar për vizitë në Washington, me që rast ka takuar zyrtarë të shtetit amerikan.

Ai ka shkruar në Facebook se është i nderuar që është pritur në darkë pune nga kongresmenë e ish-kongresmenë.

“Jashtëzakonisht i nderuar që për nder të vizitës time në Ëashington DC, u prita në një darkë pune shumë produktive me kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA.

Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias Ben Cline dhe pjesëmarrësit e tjerë – i njoftova me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, i pari i PDK-së, ka thënë se ndihma e miqve amerikanë është garanca më e mirë e sigurisë në Kosovë.

“Nga miqtë e mirë të Kosovës, të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në Kosovë, kërkova që të vazhdojnë kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë, posaçërisht në këtë periudhë të sfidave të shumta. Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më pare”, ka theksuar Krasniqi.

Për fund, Krasniqi ka shkruar se për PDK-në, miqësia dhe aleanca më SHBA-të është e shenjtë.

/Shqip.com