Lajme

Krasniqi në Skenderaj për Ditën e Çlirimit: Vend i lavdishëm i mijëra patriotëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Skenderaj, me rastin e 23 vjetorit të çlirimit.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Skenderaj është vendi i lavdishëm i mijëra patriotëve.

“Në 23 vjetorin e çlirimit të Skenderajt, vendit të lavdishëm të mijëra patriotëve të dëshmuar ndër dekada, sot, së bashku me udhëheqësit e kësaj komune dhe kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe e nderime tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj, në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz, si dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai gjithashtu ka thënë “Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. Urime Ditën e Çlirimit, Skenderaj”./Shqip.com