Krasniqi në ShBA dhe Bruksel do të diskutojë për situatën aktuale në Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se në takimin zyrtarë që do ta bëjë në Bruksel dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të diskutojë për Kosovën dhe situatën aktuale.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky takim do të bëhet gjatë javës së ardhshme.
“Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit”, shkroi Krasniqi.
Krasniqi tha se kohët e vështira kërkojnë koordinim me partnnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjik.
“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne”.
Për vizitën e Krasniqit pati njoftuar ditë më parë Shqip.com
Fillimisht, Krasniqi do të shkojë në Bruksel për takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm, për të vazhduar më pas drejtë ShBA-së.
Gjatë vizitës në ShBA, Krasniqi do të pritet në takim në Departamentin e Shtetit e po ashtu do të takohet edhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Pas kësaj, takime pritet të ketë edhe në Kongres, Senat dhe në disa prej institutive thinks-tanks amerikane.
/Shqip.com