Sport Ndërkombëtar

Krasniqi në Madrid, kjo është arsyeja

Nga 2 deri më 4 qershor, në Madrid të Spanjës do të mbahet Konventa e Mini Basketbollit. Federata e Basketbollit e Kosovës do të prezantohet nga Drejtori Teknik i FBK-së, Arben Krasniqi.

Minibasketbolli është duke shënuar rritje të jashtëzakonshme dhe FIBA Europe ka vlerësuar se federatat kanë nevojë për më shumë trajnerë të Mini Basketbollit, të cilët janë në gjendje të ofrojnë mjedisin e nevojshëm për fëmijët, duke mësuar gjithashtu se si të luajnë lojën e basketbollit.

Kjo konventë është pjesë përmbyllëse e trajnimit të Kursit për trajnerë të MiniBasketbollit 2022/23 të organizuar nga FIBA Europe dhe me përfundimin e suksesshëm të këtij kursi do të zgjidhen edhe Instruktorët Nacionalë të Mini Basketbollit nëpër Federatat përkatëse.

/Shqip.com