Lajme

Krasniqi: Në kujtesën tonë kolektive, ende janë të freskëta pamjet e trishta të kësaj tragjedie

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së
Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve nga Kosova, ka rikujtuar dëbimin e mbi një milion shqiptarëve me dhunë nga shtëpitë e tyre.

Sot rikujtojmë dëbimin e mbi një milion shqiptarëve me dhunë nga shtëpitë e tyre prej forcave paramilitare serbe, duke i detyruar ata ta braktisin atdheun e tyre – Kosovën, për t’u shpërngulur kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka shtuar se në kujtesën kolektive janë ende të freskëta “pamjet e trishta” të asaj dite.

Duke kujtuar këto vuajtje dhe sakrifica tonat, e në shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapën dyert e zemrat e tyre për ne, sot shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar të Kosovës”, ka theksuar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

/Shqip.com