Lajme

Krasniqi në Bruksel takohet me eurodeputetë nga disa vende të BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po vazhdon ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se është takuar me eurodeputetë të ndryshëm nga Bashkimi Evropian.

“Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, bashkë me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është edhe ko-president i ALDE-s, kishim një mëngjes pune me disa eurodeputetë liberalë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.  Më pas, në takime të ndara, takova edhe Felix Mittermayer nga partia austrike NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD”, shkroi Krasniqi.

Sipas Krasniqit, rrjetëzimi i PDK-së me liberalet e BE-së, procesii reformave partiake e tema të tjera u diskutuan në këto takime.

“Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat u dakorduam të përqendrojmë komunikimin e mëtutjeshëm”.

Kujtojmë se Krasniqi dje ka shkuar në Bruksel e më pas do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto vizita, Krasniqi do t’i realizojë brenda një periudhe një javore.

/Shqip.com