Lajme

Krasniqi: Në 15 vite të ekzistencës së Republikës së Kosovës, me ndihmën e aleatëve kemi bërë hapa të mëdhenj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Zvicër ku ka zhvilluar takim me mërgimtarët që jetojnë atje.

Sipas Krasniqit, në 15 vite të ekzistencës së Kosovës, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj me ndihmën e aleatëve.

“Në 15 vite të ekzistencës së Republikës së Kosovës, me ndihmën e aleatëve kemi bërë hapa të mëdhenj kemi ndërtuar institucione dhe kemi vendosur themelet e një shteti modern, që orientimin e ka në Evropë, e frymëzimin e merr nga Amerika, por ndihma dhe mbështetja më e veçantë ka ardhë nga mërgata jonë, që dashurinë e angazhimin për Kosovën e ka të pakusht e të pandalshëm”.

Foto nga takimi me mërgimtarët

Më tutje Krasniqi është shprehur se rrugëtimi i Kosovës drejt ëndrrave nuk ka përfunduar.

“E përderisa po ecin vitet e shtetit tonë të lirë, rrugëtimi jonë drejt Kosovës së ëndrrave tona, ende nuk ka përfunduar. Andaj, duke qenë së bashku si bashkëkombës e bashkëpartiakë, do të punojmë pareshtur për ta rikthyer vendin në binarët e sigurt të zhvillimit dhe të perspektivës për të gjithë qytetarët, pa dallim”.

Uroj shumë që çdo ditëlindje e shtetit tonë, të jetë edhe ditëlindje e një Kosove më të qeshur, më të hapur, më të drejtë e më të dashur për gjithsecilin, ka shtuar Krasniqi.

/Shqip.com