Lajme

Krasniqi: Mërgatën dhe origjinën e PDK-së i ka lidhur kauza e shenjtë për liri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se mërgatën dhe origjinën PDK-para se t’i lidhë politika i ka lidhur kauza për liri.

Këtë Krasniqi e ka thënë përmes një postimi në Facebook, të dielën teksa ka treguar për një takim me bashkatdhetarë për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë”.

“Mërgatën tonë dhe origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faleminderit secilit prej të pranishmëve që ishin për të festuar së bashku”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë:

Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë.

Mërgatën tonë dhe origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit secilit prej të pranishmëve që ishin për të festuar së bashku! 💙

/Shqip.com