Lajme

Krasniqi: Me Bedri Hamzën, Mitrovica ka marrë hov të ri të zhvillimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në qytetin e Mitrovicës.

Ai në këtë vizitë ka zhvilluar takim edhe me të parin e kësaj komune, Bedri Hamza.

Sipas Krasniqit, me Bedri Hamzën Mitrovica ka marrë hov të ri të zhvillimit.

“Me Bedriun kryetar, Mitrovica ka marrë hov të ri zhvillimi dhe qytetarët çdo ditë po e ndjejnë kujdesin, angazhimin e ndryshimin pozitiv të qeverisjes së mirë. Krenar me punën e tij dhe të ekipit të mrekullueshëm të PDK-së” ka shkruar Krasniqi.

Bedri Hamza u zgjodh në krye të Mitrovicës pasi në zgjdhjet lokale mposhti Agim Bahtirin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

/Shqip.com