Sport Ndërkombëtar

Krasniqi: Majlinda, Nora dhe unë jemi shembull për rininë

Kampionia olimpike në xhudo, Distria Krasniqi ishte e ftuar në Podcast me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ajo ka folur për shumëçka nga karriera e saj.

Krasniqi tha se ajo, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë shembulli më i mirë që me punë arrihet çdo gjë.

“Unë gjatë karrierës sime nuk kam hasur edhe në aq shumë pengesa dhe në aq shumë probleme, siç kanë hasur Majlinda dhe Nora, sepse i kam pasur rrugët pak më të hapura. I kanë hapur ato të dyja me medaljet e tyre, kështu që mendoj prapë se ne të tria jemi shembulli më i mirë për gjithë rininë që nëse duam diçka mund të arrijmë, por duhet të punojmë shumë”, tha Krasniqi.

/Shqip.com