Lajme

Krasniqi: Lladrovci gënjeu se u intervistua nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit

Gazetari Besnik Krasniqi ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovicit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se Lladrovci ka gënjyer publikisht së është intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Ramiz Lladrovci pat genjy publikisht se është intervistuar nga Specialja ne cilësi të të dyshuarit. Mandej, kur u zu ngushtë nga gazetaret, e pranoi se ka fole ne cilësinë e dëshmitarit”, ka thënë Krasniqi.

Më tutje Krasniqi thotë se Ish-Presidenti Hashim Thaçi – sipas dokumenteve të Hagës – tani do të përballet edhe me shantazhin që pretendohet se ia ka berë Lladrovci rreth një viktime.

Në një shkresë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) janë dhënë informata rreth deklaratave që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë në cilësi të dyshuarit dhe dëshmitarit.

Më 13 dhe 14 janar 2020, thuhet se ZPS zhvilloi një intervistë me të dyshuarin e atëhershëm Hashim Thaçi.

Thaçi thuhet se u informua se kishte një hetim penal dhe se kishte bazë për të besuar se ai kishte qenë i përfshirë në kryerjen e një krimi brenda juridiksionit të DhSK-së.

Sipas shkresës, atij iu tha se kishte të drejtë të heshte, por nëse do të bënte një deklaratë, pyetja do të regjistrohej në tërësi dhe mund të përdorej si provë.

Më 3 korrik 2018, Thaçi thuhet se u thirr si dëshmitar në rastin penal të PSRK-së kundër të dyshuarit ‘NN etj ’, lidhur me veprën penale të vrasjes, raporton Betimi për Drejtësi.

“THAÇI iu përgjigj pyetjeve, ndër të tjera, për marrëdhënien e tij me Ramiz LLADROVCIN dhe Milaim ZEKA-n, dhe iu drejtua një pretendimi se LLADROVCI po e shantazhonte atë “në lidhje me rastin e vrasjes apo rënies së” viktimës në fjalë dhe mohoi të kishte dijeni për vendndodhjen e viktimës”.

/Shqip.com