Krasniqi: Listat e veteranëve janë të fryra, duhet kategorizim, kurrë s’do të bëjmë opozitë si VV-ja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi është shprehur se listat e veteranëve janë fryrë edhe ato duhet të kategorizohen.
Ai tha se janë pro kategorizimit të listave të veteranëve. Këto komente ai i bërë gjatë një interviste në KTV.
“Nëse e heqim ndjesinë partiake, duke u kthyer 23 vjet më herët, duke i menduar kush janë këta, janë djem e vajza që i kanë pasur 20 vjet, e 30, që e kanë rrezikuar jetën duke i dhënë vlerë lirisë, dhe kanë shpëtuar. Shumë prej tyre s’kanë shpëtuar. Njerëzit që protestonin sot kanë mund të mos ishin gjallë. Në themelet e lirisë janë pas të rënëve. Listat janë të fryra, por duhet të flasim për kategorizime. Nuk janë vetëm 50 mijë që kanë kontribuar. Problemi është kur i kategorizojmë. Çka është një pjesëmarrës e çka një ndihmues i luftës”, tha Krasniqi.
Ai ka shtuar se zgjidhje për procesin e verifikimit të listave së veteranëve do të ishte edhe themelimi i një komisioni.
Po ashtu Krasniqi është shprehur se PDK-ja kurrë nuk do të bëjë opozitë sikurse Lëvizja Vetëvendosje.
“Zoti na ruajt. Unë shpresoj që kurrë ne nuk do të bëhemi siç ka qenë Vetëvendosje në kohën e tyre sepse VV-ja është partia që ka dhënë shembullin më të keq opozitar në këtë vend që i ka bërë dëmin më të madh shtetit si opozitë destruktive. Ju kurrë nuk do ta shihni PDK-në duke i djegur institucionet me molotov e as gjuajtur gaz lotsjellës në Kuvend, e as duke sulmuar fizikisht”, ka thënë ai.
Qeveria Kurti po i injoron thirrjet e organizatave të dala nga lufta për përfshirje në Ligjin për pagën minimale ka shtuar më tutje Krasniqi./Shqip.com