Ekonomi

Krasniqi: Largimi i punëtorëve po godet ekonominë në Kosovë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ikja e të rinjve dhe punëtorëve jashtë shtetit është duke goditur ekonominë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon që të mbetët një vend i braktisur.

“Emigrimi masiv i të rinjve dhe punëtorëve nga Kosova, po godet rëndë edhe ekonominë e re të Kosovës. Fatkeqësisht, shumë të rinj nga i gjithë vendi po e braktisin Kosovën në kërkim të persepektivës dhe rritjes së mirëqenies në shtetet tjera. Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur, dhe shumë biznese rrezikojnë të shuhen në të ardhmen për shkak të mungesës së burimeve njerëzore”.

Tutje, Krasniqi tha se detyrë e jona e përbashkët duhet të jetë kthimi i besimit në institucione, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bizneseve, përmes të cilave krijohen vende të reja pune me paga dinjitoze për qytetarët.

/Shqip.com