Lajme

Krasniqi, Kurtit: Ti s’ki të drejtë me fol sot!

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, i cili ka reaguar pas aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelores për aktivistët që dyshoheshin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.

Krasniq, i cili ka qenë njëri nga të dyshuarit, ka thënë se Kurti nuk ka të drejtë të flas për këtë çështje duke i përmendur edhe disa arsye.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kurti nuk e ka përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai ka vdekur në burg.

“Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me fol sot! Ti s’ke fol për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast. Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë. Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht.

Duhet të kujtojmë se i ndjeri Astrit Dehari kishte vdekur në rrethana të dyshimta në qendrën e paraburgimit në Prizren i dyshuar pikërisht për këtë rast”, ka shkruar Krasniqi.

/Shqip.com