Lajme

Krasniqi: Kurti po e ‘zhvatë’ pasurinë e mërgimtarëve

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mashtruar mërgimtaret dhe duke ‘zhvatur’ pasurinë e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se jo të gjithë mërgimtaret janë rimbursuar për pilisën e sigurimit kufitar.

“Nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë 222,274 vetura me mërgimtarë. Të gjithë, pa përjashtim, kanë paguar policen e sigurimit në kufi. Për shkak të procedurave të komplikuara burokratike që i ka vendosur Qeveria, vetëm 11,923 mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim, ndërkaq, deri sot, vetëm 8,845 prej tyre kanë përfituar rimbursimin”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi tha se kur Kurti nuk ka nevojë për votën e mërgimtarëv e bënë një trajtim të tillë ndaj tyre.

“Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qeverisë së Albin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre”.

Ministri i Ministrisë së Financave Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria edhe këtë vit do të mbuloj koston e policës kufitarë për mërgimtarët.

Murati kishte treguar edhe procedurat se si do të mbulohet kjo kosto.

“Mirëpo për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.  Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni.  Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik.

/Shqip.com