Lajme

Krasniqi: Krenar me qeverisjen komunale të PDK-së, këtë e kemi premtuar

Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është krenar me qeverisjen komunale të këtij subjekti politik.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka komentuar Indeksin e Transparencës për vitin 2022 – në raportin e fundit të Insitutit Demokratik të Kosovës për komunat.

“Komuna e Skënderajt, e qeverisur nga Kryetari Fadil Nura dhe ekipi i tij, janë shpallur kampion të Kosovës në Indeksin e Transparencës për vitin 2022 – në raportin e fundit të Institutit Demokratik të Kosovës. Në mesin e dhjetë komunave më transparente dhe efikase janë edhe pesë komuna të tjera të qeverisuara nga PDK, Mitrovica, Prizreni, Drenasi, Ferizaj dhe Hani i Elezit. Ndërkaq, në pjesën e parë të tabelës për qeverisje të mirë janë edhe Kaçaniku e Vushtrria”, ka shkruar Krasniqi.

/Shqip.com