Sport Shqiptar

Krasniqi jep premtimin e madh

Boksieri kosovar, Rubin Haxhi Krasniqi ka siguruar shqiptarët se me 5 gusht do të jetë duel i shekullit në trojet shqiptare, ku ai do të përballet me Nadjib Mohammedi në stadiumin “Fadil Vokrri’

Kransiqi ka bërë thirrje që të blihen biletat në numër sa më të madh.

“Robin Krasniqi vs. Nadjib Mohammedi: ky do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare. Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në trojet shqiptare duel më të madh nuk kemi pasur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 gusht 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin WBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë!

/Shqip.com