Kulturë

Krasniqi: Jemi i vetmi shtet në Evropë pa gazetë

Gazeta Ditore
Gazeta Ditore

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se Kosova është i vetmi shtet pa gazetë.

“Po të pyetesha unë, një nga kriteret për integrim në Bashkimin Evropian, do ta vendosja kriterin që vendi me një milion e gjysmë banorë, të ketë së paku tri gazeta ditore. Pse? Sepse vendi që ka shtatë universitete publike e pa asnjë gazetë ditore, thjesht nuk është vend”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, sipas tij: “Nëse në 100.000 studentë nuk gjenden 10.000 lexues, pyetja shtrohet se sa ata janë studentë. Ndërsa për profesorët kriteri duhet të jetë më rigoroz: nëse nga 3000 profesorë universitarë, nuk gjenden 2000 lexues të rregullt të gazetave ditore, pyetja shtrohet, sa ata janë profesorë”.

“Sigurisht e kam fjalën për gazeta të mirëfillta jo për kobure të partive ose grupeve kriminale, siç kanë qenë disa nga gazetat e shkuara”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

/Shqip.com