Sport Ndërkombëtar

Krasniqi: Jam i lumtur që jam në Përfaqësuese

Ilir Krasniqi

Qendërmbrojtësi i KF Llapit, Ilir Krasniqi është grumbulluar në Përfaqësuesen e Kosovës për herë të parë.

Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e shtatorit – me Irlandën Veriore dhe Qipron.

Përmes një prononcimi për FFK-në, ai tha se “jam mjaft i lumtur që jam këtu dhe për ftesën nga trajneri. Më kanë pritur ngrohtë mua dhe dy lojtarët e tjerë të Superligës. Atmosfera është e mirë, madje shumë më e mirë se sa që e kam menduar. Shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Ilir Krasniqi – me Kupën e Kosovës

Teksa, shtoi “kjo po tregon se ndoshta në të ardhmen do t’i jepet mundësia edhe më shumë lojtarëve të Superligës siç jemi ne në këtë grumbullim. Shpresojmë të rritet ky numër në të ardhmen. Pritjet gjithmonë janë maksimale, besoj që t’i fitojmë pikët e plota edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë, por shpresojmë më të mirën”.

Shtatlarti konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenjë në Superligën e Kosovës – teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 325 mijë euro.

Ai ka zhvilluar 50 ndeshje zyrtare me Llapin – dhe është autor i dy golave dhe dy asistimeve./Shqip.com