Lajme

Krasniqi-Hovenierit: Kosova mos të ndëshkohet për shkak të kryeneçësisë politike të një individi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Krasniqi ka njoftuar se temë e diskutimit ishin situata aktuale politike, qëndrimet e PDK-së në raport me to si dhe veprimet e nevojshme përpara, “drejt rikthimit të Kosovës në kursin pa alternativë euro-atlantik, ishin tema të diskutimit tonë”.

“Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombetarë, janë tërësisht të papranueshme”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai tha se ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht dhe se Hovenierit i ka shprehur qëndrimin që Kosova “të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”.

/Shqip.com