Sport Shqiptar

Krasniqi, Gjakova dhe Kuka konfirmohen për Olimpiadë, Driton Kuka paralajmëron edhe dy xhudistë të tjerë që do t’u bashkëngjiten

Trajneri Driton Kuka

Pas Nora Gjakovës, edhe Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakusë në Azerbajxhan, shkruan Shqip.com.

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Toni Kuka ka reaguar pas suksesit të Loriana Kuka në Azerbajxhan.

Krahas medaljes, ajo shtoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Postimi pa ndëryrje i Driton Kukës në Faceook

Grand Slam Baku …

Loriana Kuka 78 kg

Medalja e dytë nga dy garueset tona që morën pjesë!

500 Pikë Olimpike drejt Paris 2024!

Fitoi ndeshjet me garueset Gjermane dhe Holandeze e në gjysëmfinale pësoj nga Holandezja Ausma Natasha.

Për medalje në mënyrë atraktive mposhti anglezen Ema Reid pas një lufte të fortë.

Distria,Nora e Loriana tashmë po konfirmohen drejt Olimpiadës,Laura e Akili do ju bashkangjiten shpejt e do presim që nivelet elitare ti shijojnë  edhe gjenerata tjetër prej vitit 2023!

Ne Baku me garueset ishte Majlinda dhe po dëshmohet dita ditës drejt kulminacionit si trener!

/Shqip.com