Sport Shqiptar

Krasniqi flet pas interesimit të Lazios për shërbimet e tij

Ish-futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi ka thënë se është i fokusuar te skuadra e Clujit. Ai në një deklaratë për “ProSport” ka thënë se ndihet i nderuar më interesimin e trajnerit të Lazios.

“Tani jam i fokusuar në Cluj dhe do të jap gjithçka. Por nëse vijnë oferta, jam i lumtur t’i marr ato. Ndihem i nderuar të di se ka klube të mëdha që më ndjekin. Kjo më bën të punoj edhe më shumë për ëndrrën time. Është mirë që Sarri më vlerësoi. Jam i nderuar. Mendoj se mund të luaj në çdo kampionat evropian”, ka thënë Krasniqi.

24-vjeçari ishte transferuar te Cluji nga Ballkani, ndërsa deri tani ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 19 ndeshje. Ai ka kontratë me skuadrën rumune deri në verën e vitit 2026.

/Shqip.com