Lajme

Krasniqi flet me Sarrazin: Plani evropian është i pamjaftueshëm për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Temë diskutimi ka qenë për propozimin evropian.

“Sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazin i ripërsërita qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që ne kemi në raport me këtë propozim, që është i pamjaftueshëm për KosovënUnë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Krasniqi.

Fatkeqësisht, si pasojë e kokëfortësisë së tij dhe mos koordinimit me aleatët tanë, Kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut – duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore, ka thënë më tutje Krasniqi.

/Shqip.com