Lajme

Krasniqi falënderon gazetarët për promovimin e demokracisë

Memli Krasniqi

Në Ditën e Lirisë së Shtypit, kreu i PDK-së Memli Krasniqi, ka falënderuar gazetarët për punën në promovimin e demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës.

Por, ka theksuar se gazetarët përballen me sfida të shumta, duke u zotuar që do të jenë krah për t’i evituar ato.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur gazetarë – Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit!

Para se gjithash, faleminderit! Faleminderit për punën, përkushtimin dhe profesionalizimin – në promovimin e demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës. Kosova është vend më i mirë, më i lirë dhe më demokratik falë angazhimit dhe luftës të përditshme që ju bëni për të vërtetën, pavarësisht se cila është ajo.

Gjithsesi, sot, është edhe një ditë ku ne duhet të rikujtojmë sfidat e shumta me të cilat përballeni akoma në Kosovë dhe bashkë, si shoqëri dhe si shtet, të zotohemi që të jemi krah jush në secilin hap, në mënyrë që t’i evitojmë ato. Urime dhe mos u ndalni në misionin tuaj të shenjtë!

/Shqip.com