Lajme

Krasniqi akuzon Kurtin për ndërhyrje politike pas shtyrjes së regjistrimit të popullsisë

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për ndërhyrje politike dhe fshehje të shifrave reale rreth shtyrjes së regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Ai e ka cilësuar këtë akt si një shkelje të qëllimshme të ligjit.

Sipas Krasniqit, kjo është hera e tretë që regjistrimi i popullsisë shtyhet, dhe ai e ka konsideruar këtë si një tregues i paaftësisë dhe mospërgjegjësisë së qeverisë.

“Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit – dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vet Kryeministri Kurti. Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale – e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi!”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

/Shqip.com